Celebrities Showbiz

Arnold Schwarzenegger dhe ish-gruaja e tij janë divorcuar zyrtarisht pas një dekade!

Mund të jetë divorci më i zgjatur në historinë e Hollywood-it, por pas 10 vitesh e gjysmë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë sërish beqarë. Vendimi u mor mëngjesin e së martës në Gjykatën e Lartë të Los Angeles sipas mediave të huaja. Shkurorëzimi ishte ndërmjetësuar nga një gjyqtar privat dhe ai e kishte nënshkruar divorcin në fillim të këtij muaji, por duhej të futej në sistemin gjyqësor nga një gjyqtar në detyrë, gjë që ndodhi mëngjesin e djeshëm.

Sa i përket arsyes se pse ky divorc zgjati kaq shumë, është një kombinim i mungesës së motivimit dhe një marrëveshjeje shumë të komplikuar për zgjidhjen e pronës. Siç është raportuar, të dy ata, Arnold dhe Maria kanë qenë të ndarë vite më parë… ata të dy kanë qenë në lidhje, por qëndruan të afërt me njëri-tjetrin dhe shpesh mblidheshin si familje me 4 fëmijët e tyre.

Prishja e martesës ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur doli lajmi se Arnold kishte një fëmijë me kujdestaren e familjes. Ai fëmijë, tani një i rritur Joseph Baena, është tani një i diplomuar në universitet me ambicie për aktrimin. Sa i përket zgjidhjes së pronës është e gjitha konfidenciale. Por mendohet se pasuria rreth 400 milionë dollarë është ndarë në mënyrë të barabartë mes tyre.

Rikujtojmë se, Arnold Schwarzenegger ka dhuruar 250,000 dollarë për të siguruar 25 shtëpi të vogla për veteranët e luftës në Kaliforni. Njësitë e vogla të banimit me madhësi sa një dhomë me shtretër dhe ngrohje do të ndihmojnë ish-personelin ushtarak të largohet nga rrugët. Që kur ai e bëri publik donacionin e tij, mediat e huaja raportojnë se dhjetëra persona kanë dhuruar për të njëjtën bamirësi, “Shtëpi për Veteranët”. Ish-guvernatori i Kalifornisë tha se kthimi i vazhdueshëm ndaj “këtij vendi që do të thotë gjithçka për të” e bën atë “të ndihet mirë”.