Aktualitet

Arrestohet autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra!

Pas disa orësh arratisje, është kapur dhe arrestuar autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra.

Ai është kapur nga policia në Kombinat, ku fshihej prej më shumë se 6 orësh.

Dan Hutra, 40-vjeç, cili vrau sot me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën.