Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet Gigi Hadid, ja çfarë iu gjet në valixhe!

Modelja e famshme Gigi Hadid thuhet se ka përfunduar në pranga,  me akuzën për posedim kanabisi.

Raportohet se modelja u kap me drogë në aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts, teksa valixhet e saj ishin duke u kontrolluar në skaner.

Sipas mediave të huaja, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, u gjetën kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e tij. Sasitë ishin relativisht të vogla dhe në dukje ishin për konsum personal.

Të dyja vajzat u arrestuan u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të vendimit për rastin nga Zyra e Drejtorit të Prokurorisë Publike. Të mërkurën, 12 korrik 2023, Hadid dhe McCarthy u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan fajtore, duke u gjobitur secila me nga 1,000 dollarë.