Bota Tech

Arrihet marrëveshja, ChatGPT rikthehet në Itali!

Kompania që ka krijuar OpenAI ka lidhur një marrëveshje me Autoritetin italian të Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka rënë dakord që të respektojë legjislacionin evropian për privatësinë. Autoriteti e kishte bllokuar shërbimin më të përdorur të inteligjencës artificiale në botë, sepse nuk garantonte mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin që sistemi i bën për të përmirësuar algoritmet.

Sipas raportimeve, për t’u përshtatur me kërkesat e Italisë, Open AI ofron tashmë mundësinë që të gjithë përdoruesit botërorë të përjashtonin bisedat e tyre nga mësimi i algoritmit. Po ashtu, autoriteti italian i Mbrojtjes së të Dhënave ka kërkuar gjithashtu ndërhyrje për mbrojtjen e përdoruesve të mitur dhe OpenAI mund të zbatojë një sistem verifikimi të moshës deri më 30 shtator 2023.

Sistemi do të jetë në gjendje të përjashtojë aksesin për fëmijët nën 13-vjeç që nuk janë të autorizuar nga prindërit e tyre, duke mbrojtur kështu më të vegjlit nga shërbimet e tij. Drejtuesi i Autoritetit, Pasquale Stanzione, ka sugjeruar gjithashtu përdorimin e ndërmjetësve të sigurt, si Spid, për platformat që janë të detyruara të përjashtojnë aksesin ndaj të miturve. Për më tepër, OpenAI duhet të ofrojë informacion transparent në uebfaqen e tij.

Një letër e hapur e nënshkruar nga disa akademikë nga e gjithë bota iu bën thirrje zhvilluesve të inteligjencës artificiale të mësojnë më shumë rreth vetëdijes, derisa sistemet e AI-s bëhen më të avancuara. “Nuk është më në fushën e fantashkencës të imagjinosh që sistemet e Inteligjencës Artificiale të kenë ndjenja dhe madje edhe vetëdije të nivelit njerëzor”, thuhet në letër.