Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç premtoi! Big Mama publikoi projektin e saj më të ri…

Big Mama u bë pjesë e “Big Brother VIP” me 3 dhjetor, eksperiencë të cilën e shijoi për pak javë, ku për shkak të një debati me Antonela Berishën kërkoi të largohet nga shtëpia.

E pas kësaj eksperience, bukuroshja është rikthyer si në ekran si në intervista adhtu edhe në juri ku e shohim çdo të diel në e ‘E Diell’. E vetëm pak më parë artistja u rikthye me atë që di të bëjë më mirë, muzikën. Big Mama lançoi projektin e saj më të ri muzikor “Merri”. Kënga është krijuar nga Irkenc Hyka dhe e ka rikthyer atë pas dy viteve pauzë.

E ftuar para pak javësh në “Pardon My French”, e vendosur para pyetjeve ‘pikante’ të Jonidës dhe Elonës, Big Mama zbuloi jo vetëm lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, por dhe për shumë gjëra të tjera.

Fillimisht Big Mama tregoi çdo të pathënë, çfarë i mbeti peng, kush do të donte ta fitonte dhe si e përjetoi këtë përvojë.

Gjatë intervistës së saj, artistja gjithashtu na paralajmëroi për projektin e sapo lançuar duke u shprehur se do të sjellë disa të tillë. Pra, për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj, rrini gati pasi Big Mama sapo ka nisur!