Celebrities Showbiz

Avril Lavigne merr yllin e saj në ‘Hollywood Walk of Fame’ dhe e feston në mënyrën më ikonike!

Avril Lavigne ka arritur ëndrrën e saj teksa mori një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’. Ajo është personaliteti më i fundit i industrisë së argëtimit që mori një yll në këtë bulevard.

Ceremonia publike e Lavigne u ndoq nga Colson Baker, i njohur si këngëtari Machine Gun Kelly, i cili tha se ajo ishte “një frymëzim për një brez fëmijësh” si ai. Këngëtarja pop-punk hapi fjalimin e saj duke zbuluar një fotografi të vetes së saj kur ishte ende 16 vjeçe në ‘Hollywood Walk of Fame’.

Këngëtarja e krijoi edhe njëherë këtë foto të vjetër. Kur nuk ishte ende e famshme, Avril ishte shtrirë mbi yllin e një personazhi të dashur (që nuk dallohet tek kush) dhe sot të njëjtën foto e bën mbi yllin e saj.

Të pranishëm në eventin e inaugurimit ishin bashkëpunëtorë të vjetër, aktualë, si dhe nëna dhe i fejuari i Avril. Këngëtarja u shpreh:

Kjo është ndoshta një nga ditët më të bukura të jetës sime. Më kujtohet se i kam parë këta emra legjendarë dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja që emri im do të ishte këtu. Më pëlqen të bëj muzikë dhe ndihem më e frymëzuar se kurrë. Shpresoj që 16-vjeçari i radhës që vjen nga një qytet i vogël në Hollywood, një ditë plot shpresa dhe ëndrra, ta shohë këtë yll dhe të mendojë me vete: “O Zot, edhe emri im mund të jetë atje një ditë”.

Një vit pas lidhjes së tyre, këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe muzikanti Mod Sun janë zyrtarisht të fejuar. Çifti kanë shkëmbyer unazat të dielën e 27 marsit në Paris. 37-vjeçarja Lavigne tha ekskluzivisht për ‘People’ se:

Ishte propozimi më i bukur e më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi vetëm për ne të dy atë moment.