Cameron Diaz ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe fansave në premierën e filmorit të Netflix-it, “Back in Action”, që u mbajt në Berlin. Kjo shënon paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas pesë vitesh pushim nga ngjarjet e tilla.

Në këtë event, aktorja 52-vjeçare u shfaq me një veshje elegante dhe të thjeshtë: xhinse të zeza me bel të lartë, një bluzë të zezë dhe një pallto të zezë që përshtatej perfekt me pamjen e saj.
Ajo kishte zgjedhur gjithashtu buzëkuqin e kuq që i dha një akcent të spikatur para kamerave.
Gjatë ngjarjes, Cameron pozoi bashkë me kolegun e saj, Jamie Foxx, me të cilin ka punuar edhe në filmat e mëparshëm, duke përfshirë “Annie” (2014). Premierën e fundit të filmit e kishte munguar për më shumë se 10 vjet, pasi pas daljes së “Annie” ajo kishte marrë një pauzë nga projeket kinematografike.
Deri në vitin 2019, Cameron ishte e pranishme në evenimente si mbështetje për kolegen e saj, Lucy Liu, kur kjo e fundit mori yllin në “Walk of Fame” në Hollywood.