Celebrities Showbiz

Babai i Ilir Shaqirit, Estref Shaqiri tregon si e ka parë lojën e të birit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”!

Ilir Shaqiri padyshim është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me gjithë zënkat, debatet dhe nominimet e vazhdueshme në të cilat është përfshirë, ai ia ka dalë të vazhdojë lojën me qëllimin e qartë për të arritur deri në fund.

Mbrëmjen e kaluar në Top Channel u transmetua “Fan Club Big Brother VIP”, ku të ftuar ishin thuajse të gjithë ish-banorët, gjithashtu edhe familjarët e finalistëve. Babai i finalistit të parë të zgjedhur, balerinit Ilir Shaqiri, Estref Shaqiri ishte i ftuar mbrëmë i cili foli për rrugëtimin e të birit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Me gjithë shpirt falenderoj “Big Brother”-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht. Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij. Universale, këtë e theksoj. Ne prindërit, u japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë.

Ndër të tjera ai u pyet edhe se përse mendon se Iliri duhet ta fitojë çmimin e madh prej 100 mijë euro në “Big Brother VIP”.

Iliri ka disa virtyte që rrallë ka njerëz që mund ta përballojnë. Ai di të komunikojë në të gjitha drejtimet jetësore. Komunikimi i tij shpirtëror dhe profesional, arriti deri në atë gradë që ne nuk e prisnim, sinqerisht flas.

Rikujtojmë se, live nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” katër finalistët folën me Top Albania Radio me anë të lidhjes telefonike, si edhe bënë dedikime të veçanta në Ditën e të Dashuruarve. Ilir Shaqiri ishte një nga banorët që dha një intervistë speciale në TAR, teksa u shpreh se si e përjeton ai ditën e Shën Valentinit! Ndërkohë, Iliri nuk humb mundësinë për t’i dedikuar një këngë dashurisë së tij, pikërisht bashkëshortes së tij Emanuelas.

I dedikoj “Amo e cambia il mondo”, pasi Emanuela është nga Verona dhe kjo këngë është e muzikalit të Romeos dhe Zhuljetës. Ndaj dedikim më të bukur nuk mund t’i bëja. Ia dedikoj me gjithë zemër këtë këngë.