1këngëx2 Celebrities

Ilir Shaqiri bën dedikimin e veçantë për Emanuela përmes TAR!

Live nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” katër finalistët flasin me Top Albania Radio me anë të lidhjes telefonike, si edhe bëjnë dedikime të veçanta në Ditën e të Dashuruarve. Ilir Shaqiri ishte një nga banorët që dha një intervistë speciale në TAR, teksa u shpreh se si e përjeton ai ditën e Shën Valentinit!

Unë mendoj që Shën Valentini nuk varet nga pjekuria, por nga dinamika, nga dëshira për të qenë dinamik. Unë i përjetoj me dinamikën e dikurshme dhe me pjekurinë e tanishme. Besoj se nuk ka gjë më të bukur se të jesh në formë për sa i përket dashurisë, por me mendjen dhe shpirtin shumë më i pjekur.

Ndërkohë, Iliri nuk humb mundësinë për t’i dedikuar një këngë dashurisë së tij, pikërisht bashkëshortes së tij Emanuelas.

I dedikoj “Amo e cambia il mondo”, pasi Emanuela është nga Verona dhe kjo këngë është e muzikalit të Romeos dhe Zhuljetës. Ndaj dedikim më të bukur nuk mund t’i bëja. Ia dedikoj me gjithë zemër këtë këngë.