Celebrities Showbiz

Babai i Meghan Markle tentoi të pajtohej me të bijën për ditëlindjen e saj! Ja reagimi i Dukeshës…

Babai i Meghan Markle me sa duket u përpoq t’i jepte fund marrëdhënieve jo të mira mes tyre duke i dërguar lule bijës së tij në ditëlindjen e saj të 40 -të. Thomas Markle tha se ai i dërgoi Dukeshës së Sussex një duzinë trëndafila të kuq me dy trëndafila të verdhë në mes për të simbolizuar atë dhe dy fëmijët e Princit Harry, Archie dhe Lilibet. Ai gjithashtu tha se dhurata e tij përfshinte një shënim ku shkruhej:

Të uroj një ditëlindje të lumtur dhe ditë më të ndritshme.

Thomas pohoi se vajza e tij ende nuk e ka pranuar këtë dhuratë nga ai. Ai aktualisht jeton në Rosarito, Meksikë, ndërsa Meghan dhe Princi Harry janë shpërngulur vetëm pak orë larg në Montecito, Kaliforni. Meghan dhe babai i saj kanë shkëputur lidhjet e tyre që kur ajo dhe Harry u martuan në muajin maj të vitit 2018 në Mbretërinë e Bashkuar.

Rikujtojmë se, urimet për Meghan-in në rrjetet sociale nuk kanë as munguar nga Familja Mbretërore. Llogaria zyrtare në “Instagram”, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që publikoi në Instagram dhe Twitter një postim, duke i uruar Meghan ditëlindjen.