Celebrities Gossip Music Showbiz

Bad Bunny i thotë të gjitha në këngën e tij: “Kam bërë seks me Kendall-in në shtëpinë e…”

Këngëtari amerikan, Bad Bunny së fundmi ka nxjerrë këngën e tij më të re, e cila mezi është pritur nga admiruesit e tij. Ajo çfarë ka habitur ndjekësit, ka qenë një pjesë e teksit ku tregon për lidhjen e tij me modelen, Kendall Jenner.

Kënga titullohet “Fina”, dhe reperi thotë mes rreshtash se ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e një prej motrave të Kendall, ndonëse është e paqartë se cilës motër i referohet Bad Bunny. Në një pjesë tjetër të këndës, ai thotë: “Ata pyesin veten se si komunikojmë ne, hej, më mirë të mos ua them.”

Romanca mes Kendall Jenner dhe këngëtarit Bad Bunny po vazhdon rrjedhën e saj deri tani pa probleme dhe duhet të theksojmë se ajo që po mbizotëron është dashuria mes të dyve. Nuk është më vetëm në privat, por edhe në publik sepse ata nuk kanë më asgjë për të fshehur, dalin me njëri-tjetrin për një pije në mbrëmje apo për një darkë romantike.

Lidhja e tyre mund të jetë e pasqyruar bukur edhe në disa foto që kanë postuar në rrjetet e tyre sociale, në të cilat ata shfaqen së bashku si pjesë e një fushate të re të Gucci-t. Është hera e parë që ata shfaqen në shoqëri si çift në llogaritë e tyre personale, lajm që tregon se çifti kanë gjithçka serioze.