Aktualitet

Bajamet ngrenë nivelin e kolesterolit të mirë

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë. Sipas një studimi të fundit në SHBA, konsumi i përditshëm i tyre rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul të dëmshmin. Studiues të Universitetit të Pensilvanisë thonë se “Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”.