Celebrities Gossip Showbiz

“Banorët e kishin harruar te frigoriferi…”, Bledi Mane thumbon përsëri Nita Latifin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”, Nita zgjodhi ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin.

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram vetëm pak më parë.

Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita

Por jo vetëm aq, Bledi bën edhe një tjetër postim duke thumbuar përsëri Nitën.

Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer… Lutem për Nitën

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)