Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

“Barbie” nderon stilisten Vera Wang!

Së fundmi ‘Barbie’ ka nderuar biznesmenen dhe stilisten ikonike Vera Wang në një mënyrë tejet të veçantë. Prodhuesi i lodrave ka nxjerrë një kukull të re që reflekton imazhin e Wang, e cila është pjesë e koleksionit të saj Tribute, i cili përmban një sërë grash frymëzuese që po i japin formë kulturës.

Dizajnerja e famshme falënderoi ‘Mattel’, krijuesin e Barbie, në Instagram duke thënë se është një nder. Kukulla Barbie Vera Wang u krijua me flokë të gjatë të zinj dhe të drejtë, një fustan të zi elegant monokromatik që përfshin një të çarë të lartë përpara dhe një logo “LOVE” me shkronja të bardha.

Në imazhet e publikuara të Vera-s, Barbie ka shkruar se:

E lindur nga emigrantët kinezë, talenti dhe etika e punës e Vera Wang shpejt e panë atë të fitonte përvojë së bashku me emrat më të mëdhenj të modës, përpara se të krijonte butikun e saj të veshjeve të nusërisë. Tani në krye të një perandorie të modës dhe stilit të jetesës, Wang ka rrënjosur vendin e saj si një fener krijimtarie, me një ndikim të qëndrueshëm në modë për brezat që do të vijnë.

Kukulla ekskluzive Vera Wang Barbie është e disponueshme në faqen e internetit të Mattel’s Creations për 38 euro. Rikujtojmë, se disa muaj më parë kukulla më e njohur amerikane “Barbie” mori kritika të shumta në mediat sociale për mos-shfaqjen e një Barbie aziatike në koleksionin e tyre kushtuar Lojërave Olimpike Tokio 2020.

“Mattel”, kompania e lodrave që prodhon kukulla Barbie, bashkëpunoi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Tokio 2020 për të lançuar një linjë të re kukullash në shkurt 2020 të krijuar posaçërisht për Lojërat Olimpike.