Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi i Melindës dhe Finem numëron miliona klikime pak ditë pas publikimit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Së fundmi, pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Ledri Vulën duket se artistes po i pëlqejnë duetet dhe i radhës erdhi në duet me Finem, një reper gjithashtu shumë i njohur i showbiz-it tonë. ‘Milano’ quhet projekti i përbashkët i dyshes i cili duket se u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre dhe në vetëm pak kohë ps publikimit ka arritur 4 milionë klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një postimi në Instatory.

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 18 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.