Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi i Melindës dhe Ledrit po korr një sukses shumë të madh!

Ka kaluar vetëm gjysma e verës dhe projektet muzikore nga artistët kanë qenë të shumta. Padyshim që veçantia e këtij sezoni kanë qenë bashkëpunimet, pasi këngëtarët tanë kanë zgjedhur të bashkojnë forcat.

Dyshe që i prisnim dhe disa të tjera që as nuk i mendonim, kjo verë duket se ka nisur mbarë. E një tjetër surprizë vjen nga Ledri, një nga artistët që ka shkëlqyer këtë sezon me prurjet e tij duke sjellë bashkëpunimin e tij me reperen Melinda Ademi.

Një duet që u pëlqye shumë nga publiku dhe ndjekësit e dyshes e deri më tani numëron plot 10 milion klikime në platformën YouTube. Këtë e ka bërë me dije vetë reperja me anë të një Instastory.

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Nga ana tjetër, Ledri këtë verë ka sjellë katër bashkëpunime, me Melindën, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.