Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix i dedikon këngë Donaldit: “Lëri se ça thonë, s’e kanë idenë se çfarë ne përjetojmë…”

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komenuar të momentit. Romanca e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe dyshja shpejt mori pëlqimin e fansave, teksa kishte edhe nga ata që u kthyen kundër çiftit. Trixa dhe Donaldi kaluan shumë, pasi një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri padiskutim që do të ishte intensive. Lotë, përqafime, të qeshura, zënka e momente të ngrohta i shoqëruan çiftin përgjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “BBV”.

E ndërsa për Donaldin kjo eksperiencë e mrekullueshme vazhdon, për Trixën ndali pak ditë më parë. Pas largimit nga shtëpia, këngëtarja i shmangu dukshëm daljet e saj publike, intervistat apo edhe postimet në rrjete sociale, teksa dy ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram, ajo shprehu të gjithë ndjenjat e saj, shfaqi pakënaqësitë, falenderoi ata që i qëndruan pranë dhe konfirmoi se është fansja numër një e Donaldit. Në atë postim, ndër të tjera ajo shkruante:

Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota.

E kujt ia merrte mendja që çdo mendim i Trixës u përkthye kaq shpejt në tinguj e nota. Artistja vetëm pak minuta më parë, publikoi këngën e saj të re bazuar në historinë e vërtetë të dashurisë me Donaldin. Një pjesë të këngës e postoi edhe në rrjete sociale me mbishkrimin e mëposhtëm.

Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!