Celebrities Gossip Showbiz

Bebe Rexha anulon koncertin në Dubai!

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Ylli i muzikës pop ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe të këndojë në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai. Në njoftimin e saj, Bebe shprehu dashurinë dhe përkushtimin ndaj fansave të saj në Lindjen e Mesme, duke shkruar:

Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty.

Arsyeja e saktë e anulimit të performancës së saj megjithatë mbetet e paqartë, por ky lajm vjen vetëm një ditë pasi artistja ndau lajmin e hidhur se halla e saj, e cila ka qenë një person shumë i dashur për të, ka ndërruar jetë. Fansat e këngëtares në Dubai dhe në të gjithë botën kanë shprehur mbështetjen e tyre për artisten në këto momente të vështira, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe dashurie.

Rexha, ishte edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”. Ajo luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”. Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj.