Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

“Bëmë mama të të ngjaj”/Monica Bellucci dhe vajza e saj në kopertinën e “Vogue” si dy motra!

Aktorja e famshme, Monica Bellucci nuk ka asnjë dyshim që të gjithë bukurinë ia ka trashëguar vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës. Bukuroshja 16-vjeçare i është futur botës së modelingut duke bashkëpunuar për marka të famshme si “Dolce Gabbana”.

Së fundmi, ajo është shfaqur së bashku me super artisten, njëkohësisht mamanë e saj në kopertinën e “Vogue Italia” dhe duken si dy motra.

 

Ndjekësit shprehën admirimin e tyre për foton dhe komentet dashamirëse ishin të pafundme, të tilla si:

O Zot, kjo fotografi është tepër e bukur.

Një tjetër koment ishte:

Mbretëreshat.

Po ju, si mendoni, a nuk duken rrëzëllitëse nënë e bijë?!

Rikujtojmë, se Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe ish-bashkëshortit, Vincent Cassel. Çifti kanë edhe një djalë tjetër 11-vjec, i quajtur Leonie.