Celebrities

Ben Affleck sot feston ditëlindjen, lidhja me J-Lo e ka kthyer mes më të ndjekurve në rrjete sociale!

Aktor, regjisor, producent dhe skenarist i njohur amerikan. Ky është Ben Affleck e sot feston 49-vjetorin e lindjes, ditëlindje që po e gjen shumë të ekspozuar në media e padyshim që këtu, një kontribut të madh ka rikthimi në lidhje dashurie me Jennifer Lopez. Duket se kjo po e bën dhe një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Fitues i Oscar-it për skenarin më të mirë të filmit Good Will Hunting (1997), bashkë me Matt Damon e gjithashtu, shumë i vlerësuar për filmin Argo (2012) ku ishte regjisor, producent e aktor, ajo që gjithashtu godet te Affleck është stili i thjeshtë.

Preferon veshje casual, të rehatshme e është shumë sportiv: xhinse, t-shirt, atlete, xhup lëkure, këmisha me kuadrate.

Asnjëherë nuk e ka fshehur se në të kaluarën nuk arrinte të përshtatej me suksesin në Hollivud, por se gjeti qëndrueshmëri falë ish-bashkëshortes Jennifer Garner, nëna e tre fëmijëve të tij: vajzave 15 e 12-vjeçe dhe djalit 9-vjeç.

Shumë i përfshirë në aktivitete bamirësie, Ben përpiqet të jetë një baba i pranishëm. Gjithashtu njihet si tifoz i skuadrave të Bostonit në basketboll, bejsboll, futboll e hokej mbi akull.