Celebrities Gossip Showbiz

Bes Kallaku konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Xhensila Myrtezaj!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin disa gjëra, disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Edhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka të jenë mirë me shëndet.

Ndërkaq, rikujtojmë se Besi dhe Xhensila kanë së bashkë dy fëmijë; Ajkën dhe Amen.