Celebrities Gossip Showbiz

Drejt divorcit? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po i japin fund martesës?

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha kaloi shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Xhensila dhe Besi janë një ndër çiftet më të vjetër të showbizit dhe ndryshe nga të tjerët ndër gjithë këto vite nuk janë përfolur kurrë nga mediat për ndarje apo tradhti. Para pak kohësh ata janë aluduar për  krisje të marrëdhënies së tyre madje dhe se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi. Ditën e sotme është vënë re se Xhensila dhe Besi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo duket se është një shenjë që tregon se marrëdhënie e tyre është në krizë. Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e tyre po shkon drejt divorcit, por të dy  janë vënë re se kanë mjaft kohë pa postuar foto nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.

Mesa duket këtë vit Xhensila do të sjellë më shumë projekte muzikore e këtë na e ka treguar me anë të postimit të fundit në Instastory. Disa ditë më parë Xhensila ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhetitullohet “Zemër e helmuar”.