Gossip Showbiz

Betejës ligjore i vjen fundi?! Del vendimi për kujdestarinë e fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt!

Ata kanë qenë dhe janë dyshja më e përfolur e showbiz-it dhe e mediave rozë në botë. Edhe pse prej vitesh tashmë martesa e tyre ka marrë fund, askush nuk e ka të qartë arsyen kontrete që çoi në ndarjen e Angelia Jolie-s me Brad Pitt. Çifti i Hollywood-it kanë bashkë 6 fëmijë, Maddox, (19), Zahara, (16), Pax, (17), Shiloh, (14), dhe binjakëve Knox dhe Vivienne, 12 dhe janë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve dhe financat.

Së fundmi është bërë e ditur se Pitt dhe Angelina do e ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre së bashku. Një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ dhe ka shprehur se:

Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve.

Kur ky vendim të hyjë në fuqi, të dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne. Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

Së fundmi, Aniston e quajti ish-burrin e saj, Brad Pitt, si një nga yjet e saj të preferuar të serialit “Friends”. Gjashtë aktorët e serialit të famshëm; Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u pyetën në një konferencë shtypi pak përpara ribashkimit të parashikuar nga platforma “HBO Max” për disa nga personazhet shumë të famshme që u shfaqën në shfaqje gjatë gjithë viteve të regjistrimit.

Nga ana tjetër, Jolie ka zbuluar disa detaje se përse i duhej të tërhiqej në karrierën e saj për të kaluar kohë me fëmijët gjatë ‘betejës’ ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Duke u shfaqur në Lorraine, 45-vjeçarja u pyet për largimin nga regjia, për të cilën ajo dha këtë përgjigje.