Showbiz

Bora Zemani dhe Donald Veshaj zyrtarizojnë lidhjen

Prej shumë kohësh personazhet e njohur të showbizit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë përfolur shumë për një raport romantik mes tyre.

Ata asnjëherë nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështetjeje megjithëse shpeshherë janë shfaqur krah njëri-tjetrit jo vetëm si kolegë televizivë por edhe në rrjetet sociale.

Më në fund dyshja kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre me anë të disa postimeve në Instagram. Bora dhe Donaldi kanë postuar një sërë fotosh krah njëri-tjetrit teksa gjenden në plazh.