Celebrities Live From Tirana

“Bota flet shqip”, Fredi Balaj do të na zbulojë më shumë lidhur me fjalët që rrjedhin nga gjuha shqipe!

Emrin Fredi Balaj ndoshta shumë prej jush e kanë të dëgjuar. Ama nëse themi Fredi “William” Balaj, jemi të sigurtë që do të jeni më të sigurtë se për kë e kemi fjalën. Epo, autori i “Thëniet e arta për al(r)baninë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët” do të jetë i ftuar ditën e nesërme, e mërkurë 12 janar, në studion e “Live From Tirana” në TAR.

Autori shprehet se gjuha shqipe është baza e gjuhëve indoeuropiane. Balaj është një biznesmen por prej kohësh ndjek një kauz të tijën mbi njohjen e vlerave dhe historisë së gjuhës shqipe, si një ndër më të vjetrat në botë dhe baza e komunikimit mes qyteterimeve.

Ditën e nesërme, Fredi do të na zbulojë më shumë nga studimet dhe teoritë e tij, si dhe do t’i japë përgjigje disa prej pyetjeve tuaja, ku mund të na dërgoni në Instagram se për cilat fjalë jeni kuriozë që t’i dini kuptimin. Sipas studiuesit, çdo fjalë e huaj e ka rrënjën nga shqipja.

Çfarë do të zbulojë ai dhe çfarë shpjegimesh do të japë? Cila është rëndësia e gjuhës shqipe dhe origjina e lashtë si një ndër gjuhët më të vjetra në botë? Mos e humbisni intervistën e tij!