Gossip Showbiz

Bota u shokua nga dobësimi i saj, njihuni me sekretin e dietës së Adele!

E gjitha bota është shokuar nga ndryshimi drastik që këngëtarja e famshme britanike Adele ka bërë me fizikun e saj. Ajo thuhet se ka humbur 44 kilogramë dhe normalisht të gjithë janë bërë kurioze se si ja arriti artistja të vinte në formë dhe të dukej kaq e freskët njëkohësisht.

Së fundmi, trajneria e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Weekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj ushqimor:

Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. ‘Pilates’ ishte perfekte për të. 90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate.

Pra për të gjithë ju që doni të dobësoheni, besoj e morët vesh që nuk mjaftojnë vetëm ushtrimet fizike!

Ndërkaq, këngëtarja e famshme dhe ish-bashkëshorti Simon Konecki në muajin mars finalizuan marrëveshjen e divorcit, pas pothuajse 2 vjet nga njoftimi për ndarje. 33-vjeçarja dhe bashkë-themeluesi i “Life Water”, e kishin njohtuar prishjen e lidhjes së tyre në gusht të 2019.

Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo. Edhe pse për ndarjet e së shkuarës ajo gjithmonë ka shkruar këngë, Adele këtë rradhë ka vendosur mos të bëjë të njëjtën gjë me ish-bashkëshortin e saj.