Celebrities Gossip Showbiz

Brad Pitt “merr situatën në dorë” pas ndarjes me Angelina-n, flirton me aktoren e njohur në prapaskenë

Sipas mediave të huaja, po qarkullojnë zëra se një ndër aktorët më të pëlqyer, Brad Pitt dhe Andra Day kanë flirtuar së bashku në prapaskenat e ‘Academy Award’ të mbajtur ditën e dielë.

Thuhet se ylli i Hollywood-it dhe Andra kanë shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin. Day ishte e ftuar në ceremoni, pasi ishte nominuar si ‘Aktorja më e mirë’ për rolin e saj në filmin “The United States vs Billie Holiday”.

Burime për ‘The Mirror’ zbuluan detaje rreth flirtimit të tyre.

Ata po flirtonin në prapskenë dhe u duk se shkëmbyen numrat. Mund të ketë qenë thjesht për kontakt profesional, por disa miq të Brad kanë filluar të flasin sesa çift të mirë mund të bëjnë ata të dy.

Këto thashetheme kanë nisur të qarkullojnë menjëherë sapo Brad arriti të merrte kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes nga Angelina në çështjen gjyqësore që kishin me njëri-tjetrin.