Celebrities Gossip Music Showbiz

Butrint Imeri arrin suksesin e parë me “Lejla”!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E tashmë pushimet kanë mbaruar dhe të gjithë artistët i janë kthyer punës për sezonin të ri. Disa prej artistave kanë nisur të publikojnë këngët e tyre të reja e disa ende po punojnë për to. Butrinti ditën e djeshme lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejlla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm në një ditë ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube. Një sukses ky i pritshëm nga një artist si Butrinti.

Butrinti ka habitur të gjithë ndjekësit me videon e postuar ditën e djeshme në Instastory, ku duket në një helikopter dhe me një çantë plot me euro, ku më pas ka bërë një veprim shumë të çuditshëm. Artisti ka hedhur një shumë të madhe të eurove nga çanta nga dritarja e helikopterit, por edhe ndoshta paratë mund të jenë falso.

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Së fundmi këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.