Celebrities Music Showbiz

Butrint Imeri me një surprizë të re së shpejti?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Butrinti ka lajmëruar se po vjen me një projekt të ri muzikor, i cili do të publikohet shumë shpejt. Këtë na e ka bërë me dije edhe studioja e tij muzikore, me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se kënga do të lansohet në muajn qershor. Ata e kanë cilësuar këngën si një ‘kryevepër’ dhe mendojmë se mund të jetë një hit veror.

Vetëm pak muaj ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me reperin dhe mikun e tij Don Xhoni. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. Edhe pse u publikua në ditët e ftohta, videoklipi i xhiruar në Dubai mes djemve padyshim na jep një ‘vibe’ shumë veror. Aktualisht kënga numëron 42 milion klikime në platformën YouTube. Ashtu si ka ndodhur me një nga projektet e këngëtarit që padyshim rezultoi një sukses i vërtetë. ‘Kuku’ padyshim ka qenë një nga projektet më të suksesshme të artistit.