Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri arrin një super sukses me ‘Kuku’…

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ashtu si ka ndodhur me një nga projektet e këngëtarit që padyshim rezultoi një sukses i vërtetë. ‘Kuku’ padyshim ka qenë një nga projektet më të suksesshme të artistit. Brenda 6 muajve videoklipi i këngës në YouTube ka jo pak por plot 50 milion klikime duke arritur kështu një numër shumë të lartë klikimesh. Këtë e ka bërë mr dije vetë Butrinti me anë të një Instastory.

Epo, duket se një tekst kaq i veçantë dashurie ka prekur zemrat e ndjekësve të tij…

Vetëm para disa ditësh në Instastory këngëtari ka postuar disa foto të animuara me të cilat na ka berë të gjithë kureshtarë. Artisti nuk ka zgjedhur të na japë një koment lidhur me to dhe ne na shkoi në mendje mos ndoshta këto postime kishin të bëjnë me një projekt të ri të Butrintit dhe ai po na paralajmëronte për këtë.

E kështu rezultoi! Pak ditë më parë artisti na tregoi se do të publikojë këngën e tij më të re të cilën sapo e ka përfunduar.