Celebrities Showbiz

Cara Delevigne pa asnjë kompleks, modelja poston foto nudo…

Cara Delevigne një modele, aktore dhe këngëtare shumë e suksesshme shpeshherë poston për ndjekësit në rrjete sociale foto ku shfaq nga përditshmëria. Veç postimeve lidhur me karrierën e saj, ajo nuk nguron të publikojë foto e video pa makeup apo aspak të kuruara.

Ndërkohë që, ditën e sotme Cara surprizon përsëri, teksa postoi një foto nudo, gjatë kësaj pasditeje të së premtes. 28-vjeçarja postoi një album lidhur me sezonin e shenjës së luanit, ku në të përfshihej edhe kjo foto nudo.

Ajo gjithashtu shpërndau një foto me qenushin e saj, një me miqtë e një tjetër ku shfaqi studion ku prodhon muzikë. Ndërkohë, fotoja e fundit që gjithashtu ra në sy te fansat është ajo e një vibratori.

Ndjekësit reaguan në forma të ndryshme, por masa i ka shprehur dashurinë asaj. Me sa duke ata pëlqejnë origjinalitetin dhe guximin e saj për të qenë e vërtetë dhe pa filtra. Me siguri na duhen edhe më shumë figura të tilla publike, të cilat nuk kanë frikë të shfaqin veten e tyre pa filtra.

Cara ka vendosur të publikojë gjithçka që përbën për të sezonin e luanit, gjithçka që ajo pëlqen apo për të cilën ka dashuri. Kujtojmë se dhe vetë Cara Delevigne, i përket shenjës së luanit, ndaj ka bërë edhe këtë postim kaq ndryshe.