Showbiz

Cara Delevingne konfirmon romancën e saj të re

Modelja e famshme Cara Delevingne nuk e ka pranuar publikisht lidhjen e saj të re me aktoren Ashley Benson por në një intervistë është shprehur se veprat flasin vetë.

Ditën e kaluar ajo është fotografuar duke u puthur me 28-vjeçaren në aeroportin e “Heathrow” dhe kjo konfirmon gjithçka.

Aktorja e “Pretty Little Liars” dhe modelja prej disa javësh përfliten se janë në një lidhje dashurie dhe se janë shumë të lumtura krah njëra-tjetrës.