Celebrities Gossip Showbiz

Cardi B nuk di të ndalet me fiksimet e saj! Ja çfarë ka bërë këtë herë reperja…

Cardi B gjithmonë e ka shprehur dëshirën se sa shumë i pëlqejnë diamantët dhe shkëlqimi i tyre kudo. Prandaj ajo kishte vendosur që të shpenzonte përsëri një shumë marramendëse për një bizhuteri të re të sajën. Me paraqitjen e saj për performancën në “Hot 97 Summer Jam” në MetLife Stadium, Cardi B e dëshmoi dhe një herë fiksimin e saj  të çmendur për diamantët.

I gjithë look-u i saj arrinte shumën e rreth 2.5 milion dollarëve në total. Përveç unazës së saj të fejesës prej 8 karatësh nga Offset me vlerë rreth 500,000 dollarë, reperja 28-vjeçare e hitit “WAP” mbante edhe unazën të dhuruar po nga burri i saj, në formë zemre, 20 karat me një vlerë prej mbi 1 milion dollarë.

Por unazat mesa duket ishin vetëm maja e ajsbergut pasi ajo çfarë ra në sy ishte një varëse e re ‘Playboy’ nga argjendaria e famshme “Elliot Elliante”. Thuhet se pjesa e varëses ku është lepuri, është bërë me mbi 160 karat diamante VS1 dhe mbi 750 gram ar 14 karatësh dhe vlen 400,000 dollarë.

Krijuesja e hitit “Up” mbante në qafë përveç varëses së “Playboy” edhe disa të tjera të dhuruara nga Jewelry Unlimited, e cila është shprehur se ato janë bërë me porosi dhe enkas për Cardi-n. Diamantet e përdorur për ato ishin të pafundme dhe vlera e tyre është e pakonsiderueshme. Kyçet e saj ishin të mbushura gjithashtu me byzylykë të çmuar të cilët ishin të panumërt.

Cardi e kishte përmbyllur pamjen e saj shumë milionëshe me orën e saj të veshur me diamant të Audemars Piguet, që thuhet se vlen 250,000 dollarë, dhe një palë vathë të mëdhenj të veshur me akull të zbukuruar me emrin e vajzës Kulture. Cardi B gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin e veshjes dhe për bizhuteritë e saj të çmuara, të pafundme. Kujtojmë se reperja edhe për ditëlindjen e vajzës së saj nuk u kursye aspak, por i bëri Kulture-s një super dhuratë.