Celebrities Showbiz

Cardi B nuk kursehet, ja dhurata e kushtueshme që i ka bërë vajzës së saj, Kulture me rastin e ditëlindjes!

Të gjithë jemi mësuar tanimë me preferancat apo ‘look’-un ekstravagant të Cardi B. Megjithatë, duket se këto preferenca ajo po përpiqet t’i kalojë edhe tek vajza e saj, Kulture.

Me rastin e 3-vjetorit të lindjes së vogëlushes, reperja nuk u kursye dhe vendosi që t’i blinte Kulture një varëse plot me diamante. Varësja mbante figurën e personazhit për fëmijë, Minnie Mouse dhe një shkronjë ‘K’ si inicial për emrin e saj.

Cardi B ndau në llogarinë e saj në “Instagram” një video nga momenti kur i dhuroi vogëlushes varësen, të cilën ajo e ka pëlqyer shumë. Por kjo ishte vetëm një pjesë nga surpriza që Cardi B dhe Offset kishin përgatitur për vajzën e tyre. Ata kishin organizuar dhe një festë madhështore me tematikë princeshash të përrallave për fëmijë.

Rikujtojmë se, në performancën e saj në “BET Awards”, këngëtarja doli në skenë me një kostum të zi të zbukuruar me gurë dhe ekspozoi barkun e shtatzënisë, duke dhënë kështu lajmin se po pret fëmijën e saj të dytë. Cardi postoi dhe një foto në “Instagram” dhe emocionoi me fjalët për fëmijët e saj.