Tech

Çfarë dihet deri më tani për gjeneratën e re të telefonave Galaxy Z Flip 5!

Samsung po përgatitet për nxjerrjen në treg të gjeneratës të saj të ardhshme të telefonave të palosshëm në fundin e korrikut, gjë e cila na jep 2 muaj të plotë për spekulime. Parashikimi i fundit vjen nga Ross Young i cili ndau disa vlerësime të hershme mbi numrat e prodhimit të Z Flip 5, duke pretenduar se ato do të jenë dyfishi i Z Flip 4 nga viti i kaluar.

Galaxy Z Flip 4 i vitit të kaluar ishte më i kërkuar se telefoni paraardhës i tij, por do të duhet të presim dhe të shohim nëse vrulli i kërkesës do të jetë i njëjtë edhe për Z Flip 5. Telefoni i palosshëm në ardhje nga Samsung pritet që të ofrojë një ekran të pasmë më të madh, mekanizëm të përmirësuar të zbrazëtirës me shenja të ekranit më pak të dukshme. Ndër të tjera Z Flip 5 do të ketë sensorë të rinj të kamerave dhe çipin Snapdragon 8 Gen 2 të dizajnuar për modelet Galaxy.

Rikujtojmë se, Samsung Electronics do të ulë prodhimin e çipave të memories pasi vlerësoi një rënie prej 96% në fitimin e saj operativ tremujor. Gjigandi i prodhimit të çipave tha se shitjet kishin rënë ndjeshëm për shkak të një ekonomie të ngadaltë globale dhe më pak kërkesës pas Covid.

Samsung tha se shifrat paraprake treguan se fitimet operative ranë me 600 miliardë në (366 milionë £) në janar-mars, nga 14 trilionë fitime vitin e kaluar. Aksionet e firmës u rritën me më shumë se 4% pavarësisht vendimit për të ngadalësuar prodhimin e çipave.