Celebrities Gossip Showbiz

“Çfarë do të bënit për dashurinë?” Fjoralba Ponari na i bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit me partnerin!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ka ndarë me ne një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet me partnerin e saj, teksa ky i fundit shfaqet duke i dhënë një puthje në faqe, një postim padyshim shumë romantik. Krahas Fjoralba e ka shoqëruar me këtë mbishkrim.

Çfarë do të bënit për dashurinë?

Kujtojmë se së fundmi moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’, ku të gjithë ndjekësit mund ti drejtojnë pyetjet e tyre bukuroshes dhe ajo mund t’ju përgjigjet duke i postuar. Një prej pyetjeve të drejtuara për Fjoralbën ishte nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në ‘BBV’ 2 dhe kjo është një pyetje që i është drejtuar disa herë moderatores duke aluduar pjesëmarrja e saj në edicionin e 2 të këtij spektakli. Më në fund bukuroshja ka dhënë një përgjigje përfundimtare.