Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë do të thotë ndalimi për 10 vite i Will Smith nga ceremonia e Oscars?

Will Smith nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në ceremonitë e Oscars për dekadën e ardhshme, por sipas rregullave të shfaqjes së çmimeve ai ende mund të fitojë nominime dhe ndoshta edhe të fitojë çmime. Të premten, bordi i guvernatorëve i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi për pasojat e Smith për shkak të sjelljes së tij në ceremoninë e 27 marsit të këtij viti, kur ai doli në skenë dhe goditi Chris Rock në fytyrë gjatë shfaqjes. Smith kundërshtoi një shaka që Rock bëri për gruan e tij Jada Pinkett Smith në lidhje me kokën e saj të rruar.

Sipas një letre të dërguar nga Presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Dawn Hudson, Akademia vendosi që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke u përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

Ky veprim që po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe për të rikthyer besimin tek Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të ndikuarit.

Smith tha më vonë në një deklaratë: “Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”.

Ndërsa ylli, i cili fitoi edhe çmimin për aktorin më të mirë këtë vit për interpretimin e tij si King Richard dhe më parë ishte nominuar për “Ali” të 2001 dhe “The Pursuit of Happyness’ të 2006 i ndalohet të shfaqet në ceremonitë e Oscars deri në vitin 2032, ai ende mund të nominohet: Standardet e Akademisë së Rregullat e sjelljes nuk lidhen me pranueshmërinë e çmimit.

Siç shpjegon për PEOPLE Dave Karger, prezantues dhe eksperti i “Turner Classic Movies” u shpreh se dënimi i Will Smith nuk është aq i rëndë sa një ndalim i përjetshëm nga ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, por është ende një çmim i lartë që ai duhet të paguajë. Ai ende ka të drejtë të nominohet për një çmim Academy Award, siç është kushdo që punon në një projekt ku ai luan. Por unë dyshoj shumë se ai do të dëgjojë emrin e tij si i nominuar në të ardhmen e afërt.