Gossip Lifestyle

Çfarë fati të jesh sozia e idhullin tënd, ngjashmëria e pabesueshme e këtyre personave me yjet e ekranit!

Ka më shumë se 7 miliardë njerëz në planet, që do të thotë se disa prej nesh janë të detyruar të kenë ngjashmëri me dikë tjetër. Por ndonjëherë nuk janë vetëm disa ngjashmëri, por sikur dikush na ka kopjuar dhe ‘ngjitur’ në fytyrën e dikujt tjetër. Raste të tilla mund të jenë befasuese dhe të frikshme për disa njerëz, por kur sozia juaj është një personazh i famshëm, gjërat janë shumë më emocionuese.

Ne ju njohim me disa persona që kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me personazhe të njohur publikë:

1. “Gjyshja ime, që dukej si Ed Sheeran.”

2. Artisti Johnny Steff dhe aktori Johnny Depp.

3. Paloma Silva dhe këngëtarja Demi Lovato.

4. Hilda Kertalli dhe këngëtarja Dua Lipa.

5. Tmerrësisht i ngjashëm me Jason Statham.

6. Dikush i kërkoi këtij njeriu një foto sepse e ngatërruan me Jack Nicholson.

7. Irma Bolckwadze po i thuhet se i ngjan shumë Amy Winehouse.

8. Një grua që ngjan me Margot Robbie.

9. “Sot takova versionin e ngjashëm të Mac Miller në Jerusalem.”

10. Braziliani Marcos Jeeves duket tamam si Keanu Reeves.

11. Ky djalë që duket tamam si Shawn Mendes.

12. “Shoqja ime u takua me Alexandria Ocasio-Cortez.”

Sjellim në vëmendje rastin e Ekaterina Shumskaya, një TikTok-er ruse e cila së fundmi ka treguar se nuk ndihet aspak mirë për shkak të ngjashmërisë së ‘frikshme’ që ka me aktorën e njohur, Scarlett Johansson. Ajo ka treguar për “Caters News” se dëshiron jetën e saj.

Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo. Ne thjesht dukemi njësoj.

Rikujtojmë gjithashtu se sozia e aktorit të njohur të Hollywood-it, Leonardo DiCaprios është shprehur së fundmi se karantina e imponuar nga pandemia COVID-19 e ka shëndoshur dhe tani nuk i ngjan më edhe aq shumë yllit hollivudian. 39-vjeçari rus Roman Burtsev u bë i famshëm pasi fotot e tij u bënë virale në internet, por koronavirusi i ndërpreu planet e tij për të bërë karrierë me pamjen e jashtme.