Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Celebrities Gossip

Merr shpesh kërcënime nga njerëzit, sozia e Scarlett Johansson e dëshpëruar kërkon të jetojë jetën e saj!

Ekaterina Shumskaya, një TikTok-er ruse së fundmi ka treguar se nuk ndihet aspak mirë për shkak të ngjashmërisë së ‘frikshme’ që ka me aktorën e njohur, Scarlett Johansson. Ajo ka treguar për “Caters News” se dëshiron jetën e saj.

Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo. Ne thjesht dukemi njësoj.

Bukuroshja ka 10.2 milionë ndjekës të TikTok dhe herë pas here disa prej tyre mashtrohen duke menduar se ajo është në të vërtetë Scarlett.

Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’. Ndjekësit e mi gjithmonë pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di nëse ekzistoj unë.

Për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti. Ajo së pari mësoi se ndante tipare të ngjashme me aktoren kur ishte në shkollë në moshën rreth 12-vjeçe, kur disa shokë të klasës bënë komente për ngjashmërinë e saj të çuditshme.

Unë u befasova vërtet. Unë e di që i ngjajë asaj prej disa kohësh, por nuk mendoja asgjë për këtë.

Ajo gjithashtu mban barrën e disa reagimeve jo të mira me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj shumë të ngjashme. Shumskaya është përballur me gjuhën e urrejtjes apo edhe kërcënime se “do ta vrisnin”, duke u “dënuar” nga njerëz që nuk pëlqejnë Scarlett.

Unë dua të jetoj jetën time, jo të Scarlett.

Por ngjashmëria e saj me aktoren është ajo që e bën atë të jetojë duke fituar mjaftueshëm për të mbështetur veten dhe prindërit e saj.