Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Morena Taraku shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Ditën e sotme Morena ka habitur me një nga postimet e fundit në Instastory, teksa duket e shtrirë në divanë duke marrë një serum në krahun e saj dhe me dorën tjetër duke mbajtur telefonin. Bukuroshja nuk ka shkruar asgjë në postim, duke na lënë vetë të kuptojmë se ka pasur probleme shëndetësore, por me postimet pasardhëse vihet re se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

 

Këngëtarja ka postuar disa video duke kërcyer në rrugë së bashku me miqtë e saj dhe mund të themi se shfaqet shumë e lumtur. Gjithmonë e kemi parë Morenën shumë serioze në karakter, kështu që postime të tilla vihen menjëherë në dukje nga ndjekësit.

Morena njihet dhe dallohet gjithmonë për stilin e veshjes së saj, e cila shpesh herë konsiderohet shumë seksi dhe trendi. Së fundmi bukuroshja ka befasuar fansat me veshjen e saj të fundit, ku ka postuar në Instagram disa foto para pasqyrës, por ato çfarë bien menjëherë në sy janë çizmet e saj, të cilat janë komkujtimeentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit. Mesa duket Morena sapo na tregoi trendin më të ri të çizmeve për këtë sezon.