Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku na prezanton me trendin më të ri dhe të çuditshëm të çizmeve për këtë sezon!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Morena njihet dhe dallohet gjithmonë për stilin e veshjes së saj, e cila shpesh herë konsiderohet shumë seksi dhe trendi. Së fundmi bukuroshja ka befasuar fansat me veshjen e saj të fundit, ku ka postuar në Instagram disa foto para pasqyrës, por ato çfarë bien menjëherë në sy janë çizmet e saj, të cilat janë komentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit. Mesa duket Morena sapo na tregoi trendin më të ri të çizmeve për këtë sezon.

Shpesh herë Morena poston shprehje në Instastory, duke u munduar t’ju japë këshilla ndjekësve të saj, duke marrë parasysh edhe jetën e saj dhe ato çfarë bukuroshja ka kaluar deri tani. Së fundmi bukuroshja ka postuar një shprehje në lidhje me ish të dashurit, ku mesa duket Morena nuk do të kthehet kurrë te asnjë nga ish të dashurit e saj.

Bukuroshja duket se do të na surprizojë me një projekt të ri muzikor pas një periudhe mjaft të gjatë pauze në këtë fushë. Këtë e kuptuam nga një prej Instastory-ve të Morenës, e cila shfaqet para një mikrofoni edhe pse nuk na ka zbuluar më shumë detaje.