Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po paralajmëron Bora Zemani për këtë javë në “Dancing with the Stars”?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Dihet tashmë për të gjithë se Bora është moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” së bashku me moderatorin e njohur, Eno Popi. Kjo javë e spektaklit është lajmëruar se do të jetë ndryshe nga herët e tjera, për shkak se konkurentët do të ndryshojnë partnerët e tyre, pra balerinët profesionistë dhe do të jetë një sfidë e re dhe mjaft e vështirë për ta. E këtë e ka lajmëruar edhe vetë Bora me anë të një postimi në Instastory, ku ka ripostuar një promo të javës së kaluar dhe ka shkruar:

Rikthehen ethet e garës këtë të premte me “Sfida e partnerit”

Mbrëmjen e premte të javës së shkuar është zhvilluar nata e e spektaklit “Dancing with the Stars”, ku moderatore është vetë Bora dhe moderatori i njohur, Eno Popi. Në prapaskena gjatë përgatitjeve përpara nisjes së spektaklit, Bora ka marrë nga fansat e saj buqetën më të veçantë që askush deri më tani nuk e ka marrë. Nuk është një buqetë normale me lule siç jemi mësuar të shohim deri më tani, por një buqetë me hurdhra për të mos u marrë mësysh gjatë spektaklit dhe mund të themi se Borës i ka pëlqyer shumë.