Celebrities Gossip Music Showbiz

Çfarë surprize ka përgatitur Capital T me rastin e festave të fundvitit?

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Kanë kaluar vetëm 10 ditë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me artistin Irkenc Hyka që titullohet “Dashnisë”. Mesa duket Kapo nuk do të bëj aspak pushim, pasi ditën e nesërme do të publikojë këngën e tij të re, e cila do të jetë edhe e fundit për këtë vit dhe do të jetë një tjetër bashkëpunim. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një Instastory, ku shkruan:

Kënga ime e preferuar për festat e fundvitit me një super mesazh plus në bashkëpunim me… Vjen nesër

Së fundmi kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.