Celebrities Gossip Music Showbiz

Çfarë surprize po përgatit Era Istrefi në Amsterdam?

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin, Don Xhoni, i cili është publikuar 3 javë më parë dhe mund të themi se rezultoi shumë i suksesshëm. Dihej kjo nga një bashkëpunim mes dy artistëve kaq të pëlqyer nga publiku. E duket se Era nuk ka ndërmend të bëj aspak pushim. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto nga një studio muzikore në Amsterdam, duke na treguar kështu se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk e dimë ende nëse ky do të jetë një tjetër bashkëpunim apo këtë herë këngëtarja ka vendosur të vijë me një këngë solo.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 3 javë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 15 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.