Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni dhe Era Istrefi duket se kanë akoma suksese për të arritur!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 3 javë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 15 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

Por, jo vetëm kaq,  pasi projekti i dyshes u bë trending ndërkombëtarisht dhe tashmë Don Xhoni na ka treguar se kënga është numër 38 më e dëgjuara në botë.

Pas ndarjes së Don Xhonit dhe Arianës, modelja i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.