Bota Celebrities Gossip

“Çfarë të keqe kishte…”/ Woody Allen reagon për rastin e puthjes së Rubiales por kritikohet ashpër për qëndrimin!

Woody Allen ka ndarë opinionin e tij për ‘rastin Rubiales‘, pavarësisht nga e kaluara e tij mjaft e pakëndshme. Në një intervistë për El Mundo, regjisori tha se ai nuk mendon se është një arsye që presidenti i RFEF të humbasë punën e tij. Ai ka shtuar se:

Është e vështirë të kuptosh që një person mund të humbasë punën dhe të penalizohet në këtë mënyrë për puthjen e dikujt. Nëse ishte e papërshtatshme ose shumë agresive, atij duhet t’i thuhet qartë që të mos e bëjë këtë dhe të kërkojë falje. Nuk është se ai vrau dikë. Por ai u pezullua nga detyra dhe mund të humbiste gjithçka. Mendimi im i parë ishte se ai nuk po fshihej apo e puthte në një rrugicë të errët. Ai nuk po e përdhunonte, ishte thjesht një puthje dhe ajo ishte një shoqe. Çfarë të keqe kishte kjo? Në raportin e parë nuk e kishim dije nëse gruaja u tërhoq dhe tha: “Mos e bëj këtë”. Ishte diçka publike dhe ai nuk po e puthte me dyer të mbyllura në zyrën e tij, ku ajo u kërcënua. Gjithsesi më mungojnë faktet, por si qytetar mesatar ishte gabim, ai bëri diçka të gabuar…. por nuk ishte sikur të kishte djegur një shkollë.

Ishte Pablo Echenique ai që reagoi më ashpër ndaj fjalëve të Woody Allen në intervistën e tij në El Mundo. Në fakt, ai ka reaguar shpejt ndaj deklaratave publike të regjisorit.

Pedofili i njohur mbron Rubiales nga faqet e El Mundo. Çfarë nuk shkon me mediat për këtë çështje, për hir të Zotit? Mos justifikoni dhunën seksuale! A nuk e shohin ata që kjo ka pasoja të rënda për sigurinë e grave?