Celebrities Gossip Showbiz

Chiara Ferragni vërtetë mund të jetë miliardere, por bashkëshortit të saj nuk i jep gurë të “çajë kokën”!

Ajo tanimë njihet pothuajse nga të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale. Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni jo vetëm që është një sipërmarrëse e suksesshme por edhe një familjare siç e do tradita jonë. E përkushtuar, bukuroshja italiane gjatë gjithë kohës poston foto dhe video me bashkëshortin, fëmijët dhe miqtë e saj.

Duket se Chiara edhe pse është shumë e zënë më punët e saj, gjen përherë kohë për njerëzit e zemrës. Dhe ndoshta ky ka qenë sekreti që ajo ka krijuar me miliona fansa nga e gjithë bota. Bizneset e saj gjenerojnë miliona dollarë dhe kjo vlerë deri më tani ka shkuar në 40 milionë dollarë.

Por, e dini që Chiara dhe Fedez nuk ndajnë asnjë qindarkë me njëri-tjetrin? Që kur janë martuar ata kanë firmosur një kontratë dhe mesa duket kjo ka ardhur pasi Chiara nuk ka patur shumë fat me meshkujt dhe zgjodhi të marrë masat e duhura.

Rikujtojmë, se para 4 vitesh, ‘Forbes’ shkroi për Chiarën dhe e vlerësoi pasurinë e saj me një vlerë prej 9 milionë dollarësh. Nga ajo kohë, shifrat janë rritur në mënyrë drastike. Chiara fiton vetëm nga ‘Instagram’, 60 deri në 85 mijë dollarë për një post të sponsorizuar. Blogerja ka 3 kompani, duke nisur nga ‘Tbs Crew’ e cila i jep më shumë të ardhura dhe merret me menaxhimin e blogut të saj e brand-it ‘The Blond Salad’.

Në vend të dytë është ‘Sisterhood’, kompani konsultimi për evente, marketing dhe të drejtat e imazhit të talenteve. Dhe e treta në radhë është, “Fenice”, që ka koleksionin e modës Chiara Ferragni.

Së fundmi gjithashtu çifti më i dashur i showbiz-it janë kapur nga paparacët duke u grindur me njëri-tjetrin. Ju duket e pabesueshme me siguri pasi dyshja e njohur italiane shquhen për marrëdhënien perfekte që shfaqin në rrjetet e tyre sociale, ama mesa duket nuk qenka kështu. Edhe ata si çdo çift tjetër kanë zënkat e tyre.