Celebrities Gossip Showbiz

Zhgënjejnë Chiara dhe Fedez, shumë larg çiftit perfekt dyshja italiane fotografohen duke u grindur…

Nëse mendoni se çdo gjë që shihni rreth jetës së VIP-ave në Instagram është një jetë e lumtur dhe larg problemeve e keni shumë gabim. Së fundmi çifti më i dashur i showbiz-it, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez janë kapur nga paparacët duke u grindur me njëri-tjetrin. Ju duket e pabesueshme me siguri pasi dyshja e njohur italiane shquhen për marrëdhënien perfekte që shfaqin në rrjetet e tyre sociale, ama mesa duket nuk qenka kështu. Edhe ata si çdo çift tjetër kanë zënkat e tyre.

Këtë moment tensioni ata e kanë përjetuar në jahtin e mikut të tyre në Amalfi Coast dhe zënka nuk i ka shpëtuar paparacëve dhe fotot menjëherë janë bërë virale. Në foto, çifti Ferragnez duket se po diskutojnë me tone të ashpra, një skenë mjaft e pazakontë për fansat e tyre, të mësuar t’i shohin bashkë me fëmijët e tyre Leone dhe Vittoria, si një familje perfekte.

Deri më tani, Fedez dhe Chiara kanë preferuar të mos i komentojnë këto foto. Por, le të themi se tani duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre. Së fundmi, Chiara dhe Fedez kanë festuar 3 vite martese. Këtë e bëri të ditur bukuroshja miliardere me disa fotografi të ditës së tyre të madhe në Instagram, duke shkruar:

Tri vjet më parë u martova me njeriun e jetës sime dhe ishte një nga ditët më të mira që kam jetuar ndonjëherë, e rrethuar nga të gjithë njerëzit që i dua vërtet. Të dua Fedez.

Së fundmi, sipërmarrësja e njohur ka qenë qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura që ka bërë. Në një bisedë që ka bërë me ndjekësit e saj në Instagram, Chiara ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë.

Influencuesja me mbi 24 milionë ndjekës, duke folur për eksperiencën e saj, është munduar të ndihmojë për të thyer një tabu që lidhet me çrregullimet mendore dhe me rrugët e terapisë dhe trajtimit.