Gossip Showbiz

Chrissy Teigen largohet përfundimisht nga “Twitter”-i?

Modelja e famshme, Chrissy Teigen ka deklaruar se është larguar nga rrjeti social ‘Twitter’. Sipas prestigjozes “Mirror”, ky vendim i 35-vjeçares vjen pas 10 vitesh përdorimi. Ajo ka treguar arsyen e largimit nga ky rrjet social dhe ja cili është:

Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative.

Kujtojmë se para disa muajsh, Chrissy Teigen humbi pas një aborti fëmijën e tretë të saj. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemoragjie që pati modelja.

Madje Chrissy dhe bashkëshorti i saj, John Legend, realizuan një tatuazh të njëjtë për të kujtuar përgjithmonë foshnjën e tyre të humbur në 30-shtator të këtij viti. Bukuroshja arriti deri aty sa deklaroi se nuk do të mbetet më shtatzënë, që pas humbjes së foshnjës.