Ish-Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle dhe modelja e njohur Chrissy Teigen prej kohësh janë mikesha shumë të ngushta me njëra tjetrën. Përtej të gjithave ato të dyja i lidh së bashku një eksperiencë e dhimbshme, siç është humbja e një fëmije. Chrissy humbi në shtator djalin Jack e ndërsa Meghan verën e vitit të kaluar pësoi një abort spontan.
Së fundmi 35-vjeçarja ka rrëfyer se Meghan ka qenë një nga personat që i ka dërguar mesazhin më të ngrohtë pas humbjes së djalit. E ftuar në emisionin “Watch What Happend Live!”, Teigen u shpreh se ish-Dukesha është një njeri shumë i dashur dhe e sjellshme.
Po ajo ka qenë shumë e sjellshme me mua që kur jemi njohur. Ajo më ka shkruar për vogëlushin Jack dhe është e mrekullueshme dhe shumë e dashur, aq e dashur sa thonë të gjithë njerëzit.
Rikujtojmë se pas intervistës së famshme të Meghan-it dhe Harry-t për Oprah Winfrey-n, Chrissy i ka dalë në mbrojtje mikes së saj duke shprehur:
Mendoj se ajo ka qenë shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Mendoj se vërteta e saj ka qenë e vërteta e saj që nga fillimi.
Rikujtojmë gjithashtu se Chrissy ka marrë një vendim drastik për veten e saj. Ajo ka treguar se nuk do të mbetet më kurrë shtatzënë. Meghan nga ana tjetër është në pritje të një fëmije të dytë dhe burime pranë “Cosmopolitan” kanë zbuluar se ajo po planifikon një lindje natyrale për vajzën e saj.